Në orët e fundit, në rrjetet sociale qarkulloi lajmi i rremë për vdekjen e ish-mbrojtësit të Barcelonës dhe Kombëtares së Francës, Erik Abidal. Sipas thashethemeve, ai dyshohej se kishte ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga një transplant i dytë i mëlçisë, në luftën e tij të gjatë kundër kancerit.
Por, lajmi u mohua kategorikisht nga vetë Abidal. Përmes një postimi në Instagram, ai qetësoi tifozët dhe ndjekësit, duke sqaruar se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
“Disa thashetheme nuk duhet të ekzistojnë kurrë. Unë jam këtu me familjen time dhe gjithçka është mirë. Respekti është themelor, pas kësaj qëndron një familje dhe fëmijët e mi. Për të qenë i qartë, jam mirë, gjallë dhe me shëndet të mirë. Faleminderit për mbështetjen dhe mesazhet tuaja shqetësuese. Le të përqendrohemi në atë që ka vërtet rëndësi,” shkruan Abidal.
Ky sqarim i ish-futbollistit vjen pas një vale spekulimesh që tronditën komunitetin e futbollit, duke ringjallur kujtimet për betejën e tij me sëmundjen dhe forcën që tregoi gjatë gjithë periudhës së vështirë.