Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë ditën e sotme një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet.

“Ecim, pa ndalim”, shkruan kreu i qeverisë krah videos së postuar.

Për lirimin e hapësirave publike, pronarëve të subjekteve u është lënë koha e nevojshme për heqje vullnetare.

Ndërsa ata që nuk i janë bindur urdhrit, kanë ndërhyrë forcat e IMT për të shembur strukturat pa leje.