Ndarja e bujshme mes Luana Vjollcës dhe biznesmenin Krenar Çoçaj vazhdon të intrigojë publikun. Edhe pse ata nuk kanë folur kurrë për këtë, duket se së fundmi ata po komunikojnë përmes “kunjave” në rrjete sociale.

Pak ditë më parë ishte Luana ajo që publikoi një foto të një shisheje vodke, të cilën Krenari e kishte publikuar më parë, duke e shoqëruar me shkrimin “Mine” (I imi). Fotoja u lexua nga shumë si një mesazh i koduar për ish partnerin e saj, i cili tashmë është në një lidhje me një tjetër vajzë të shoëbizzit, Endi Demnerin.

Pak orë pas publikimit të kësaj fotoje, Krenari reagoi me një “story” në Instagram. Ai publikoi një këngë, vargjet e të cilës gjithashtu duken si një kunjë dhe mesazh për moderatoren bionde.

(Veprimet e tua po keqkuptohen, e di që tensioni po rritet, shumë njerëz të vdekur për mua, marrin ende frymë”, thuhet në tekstin e këngës që ngjan me një kunjë të drejtpërdrejtë që fansat e lidhën menjëherë me ish-partneren e tij.

Çfarë po ndodh mes ish-çiftit? A është kjo mënyra e tyre për të folur pas ndarjes?