Sokol Balla: Ogerta është figurë politike, u caktua nga Rama para 1 viti, tetor të vitit të kaluar, si bashkëdrejtuese politike për bashkinë dhe u kuptua se çfarë do të ndodhte nëse Veliaj do të largohej nga Bashkia e Tiranës. Ogerta nuk është figurë me kontrast politik. Që nga 2003 kur Rama mori bashkinë e Tiranës, më pas kur mori Basha e më pas Veliaj, ishte krijuar paradigma që kush hynte te bashkia e Tiranës, merr peshë politike që të vërë gurin e radhës për të qenë kryeministër apo kryetari i ndonjë force politike.

Me emërimin si kandidate dhe futjen në garë të Ogerta Manastriliut, që nuk ka ambicie për t’u bërë kryetare partie apo qeverie, Rama i jep profilin që i takon. Një kryetare bashkie, është një figurë. Ky është fillimi i fundit të perceptimit të Bashkisë së Tiranës, për të hyrë në qeveri. Mendoj se Rama ka të drejtë.

Mendoj që Ogerta është zgjedhja e duhur. Ogerta është menaxhere e mirë e QSUT, drejtoi për shumë vite Ministrinë e Shëndetësisë, gjatë kohës së pandemisë. Ishte ministre e Arsimit dhe Sporteve, në një fazë ku qeverisja nuk kishte fokusin e duhur, për shkak se fokusi kryesor ishin te zhvillimet në opozitë, pra 2021-2025. Mendoj që Ogerta është zgjedhja e duhur. Është zgjedhje poltiike, por me një sens tjetër i Ramës. Mendoj se ky ishte zhvillimi kryesor politik.