Jennifer Lawrence mund të ketë zbuluar emrin e fëmijës së saj të dytë.

Ylli i “Hunger Games” u fotografua ndërsa ecte në New York me një aksesor në duar që mund të ketë pasur të shkruar emrin e djalit të sapolindur.

Page Six e fotografoi aktoren, e cila ishte e veshur thjesht me xhinse, bluzë e atlete, me një mbajtëse çelësash në duar.

Në një prej tyre, rruazat me shkronja formonin fjalën “Cy” që është emri i djalit të madh 3-vjeçar kurse tjetra “Louie”, e cila duket të jetë për të voglin.

35-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, Cooke Maroney, u bënë prindër për herë të parë në shkurt të vitit 2022. Tre vite më vonë, erdhi në jetë djali i dytë, të cilin e kanë mbajtur larg vëmendjes së publikut.

Në maj, Jennifer foli për postpartumin në një konferencë në Festivalin e Filmit në Kanë duke thënë se mund të jetë “tmerrësisht izolues” për nënat e reja.