Rusia duket më e interesuar në përshkallëzimin e egërsisë së sulmeve të saj kundër Ukrainës sesa në një fund të negociuar të armiqësive”, deklaroi kryeministrja italiane Giorgia Meloni teksa dënoi sulmet e Rusisë në Ukrainë.

Ajo shtoi se së bashku me partnerët e tjerë perëndimorë, do të vazhdojnë të punojnë për një paqe të drejtë.

“Duke qëndruar pranë popullit ukrainas, Italia, së bashku me partnerët e saj perëndimorë, do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj në mënyrë që kërkesat për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme të mbizotërojnë mbi ato të agresionit pa dallim.”, shtoi ajo.