Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar një vizitë në organizatën prestigjioze “International Crisis Group” me qendër në New York.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali ka ndarë foto nga takimi me presidenten e ICG-së, Comfort Ero, ndërsa shton se u diskutua për çështjet e sigurisë në rajon, në veçanti mbi Kosovën dhe garantimin e sigurisë së plotë të saj, përmes integrimit euro-atlantik.
“Vizitë në organizatën prestigjioze “International Crisis Group” me qendër në New York, e specializuar në politikat e sigurisë ndërkombëtare. Me Presidenten e ICG, Comfort Ero, folëm mbi çështjet e sigurisë në rajon, në veçanti mbi Kosovën dhe garantimin e sigurisë së plotë të saj, përmes integrimit euro-atlantik”, shprehet ajo.