Mjeku shqiptar Ervis Agastra është pranuar në një nga institucionet më prestigjioze të shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai do të jetë pjesë e programit Academic Visiting Fellow në Moffitt Cancer Center, një qendër spitalore dhe kërkimore që renditet ndër 10 më të mirat në SHBA për trajtimin dhe kërkimin në fushën e kancerit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë mjeku Agastra përmes një postimi në rrjetet sociale.
“I lumtur që u pranova në programin Academic Visiting Fellow në Moffitt Cancer Center, Tampa, Florida. Një qendër spitalore dhe kërkimore në 10 më të mirat në Amerikë. Falënderime pafund për Albanians Fighting Cancer USA dhe Foti Kokerin për mbështetjen në këtë etapë profesionale.”-shkruan ai në rrjetet e tij sociale.
Pranimi i tij në këtë program konsiderohet një arritje e rëndësishme jo vetëm për karrierën e tij personale, por edhe për komunitetin shqiptar të mjekëve në diasporë, që po fiton gjithnjë e më shumë terren në institucionet më të njohura ndërkombëtare.