Nuk është gjithmonë keq nëse të shkarkojnë nga puna. Përkundrazi, mund të bëhesh milioner. Por për të ndodhur kjo, duhet të quhesh José Mourinho.

Trajneri portugez ka futur në xhepat e tij 108 milionë euro duke qenë i papunë, kjo falë kontratave afatgjata që ka pasur me skuadrat që ka drejtuar.

E fundit, Fenerbahçe, duhet ta paguajë 62-vjeçarin 15 milionë euro pas shkarkimit nga detyra pak ditë më parë, kur dështoi ta kualifikonte në Champions League.

Por turqit nuk janë të vetmit. Fatura të shtrenjta për largimin e tij nga pankina kanë paguar edhe ish-skuadrat e tjera si Tottenham, Manchester United, Chelsea dhe Real Madrid.

Në total, 108 milionë euro. Skuadra e radhës duhet të mendohet mirë para se të firmosë me “Special One-n”.