Në emisionin “Dekalog” me Roland Qafokun në DritareTV, analisti Flogert Muça komentoi mbi mundësinë e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, duke u shprehur se ky skenar nuk është i mundur.
“Ndoshta, për ndonjë arsye specifike, mundet që ndonjëri prej ministrave të tanishëm të Ramës që ka mbi 5 vjet në kabinet të vazhdojë në një pozicion tjetër, jo brenda qeverisë,” tha Muça.
I pyetur nga Roland Qafoku nëse kjo nënkupton që ndonjëri prej tyre mund të përgatitet si kandidat për kryetar bashkie në Tiranë, Muça tha: “Ndoshta, por nuk besoj se do të ketë zgjedhje për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.”
Në vijim, ai ishte i prerë: “Zgjedhje ka vetëm në një rast, nëse Erion Veliaj jep dorëheqjen. Nëse Veliaj shkarkohet, ai do ta çonte çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe do të rikthehej menjëherë në detyrë. Pra, është një betejë e humbur me Veliajn.”
Sipas Muçës, ndryshimet që mund të ndodhin kanë më shumë të bëjnë me lëvizje politike: “Pra mund të ndodhë që dikush të kalojë në një pozicion tjetër, si drejtues politik apo në parti.”