E Ngarkuara me Punë e SHBA-së Nancy VanHorn u takua dje me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani.

Lajmi u bë i ditur nga vetë ambasada amerikane në Tiranë përmes rrjeteve sociale, ku theksohej se në fokus të takimit ishte procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të SPAK.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua dje me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin, për të diskutuar mbi ngjarjet e rëndësishme që do të zhvillohen në Këshill. Integriteti i procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Posaçëm të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së vendeve tona”,- thotë ambasada amerikane.