Ish deputetja e Partisë Socialiste njëherësh ish Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen Edona Bilali është Zëvendësministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Edona Bilali i bashkohet qeverisë pas një rezultati rekord në zgjedhjet e 11 Majit duke u renditur e para me numër votash në qark dhe e dyta grua socialiste më e votuar në Shqipëri me afro 10 mijë vota. Kjo është ndoshta arsyeja pse Edona Bilali është zgjedhur zv. Ministre ne Ministrinë më të rëndëshme e cila mbulon më shumë se 70% të buxhetit të shtetit duke ju bashkuar ekipit të numrit dy të qeverisë. Përveç peshës politike, znj. Bilali ka edhe një karrierë shumë të pasur profesionale në fushën e projekteve zhvillimore. Kujtojmë që së fundi ajo mori titullin “Doktor” në Austri me rezultatet më të larta.