Princ Leka II dhe partnerja e tij Blerta Celibashi, në një intervistë të dhënë, të parën pas videoskandalit me ish-bashkëshorten Elia Zaharia ka shpjeguar dinamikën e ngjarjes dhe si rrodhën ngjarjet.
Ai foli për divorcin dhe lidhjen me partneren e re.
Edhe Blerta Celibashi, partnerja e Princ Lekës duke folur për marrëdhënien e tyre tha se kur u publikua videoja ata ishin në fillim të marrëdhënes dhe prandaj nuk kanë folur pasi kishin frikë për lidhjen e tyre.
“Nuk kemi folur sepse ka qenë sfidë e madhe për ne ishim në fillim të marrëdhënies të pakonsoliduar dhe kjo ose do të na bashkonte ose do të na ndante, por ndodhi e para.
Për mua ishte e rëndë të qëndroja pranë princit. Videon e kisha parë edhe më përpara, kur ma tregoi ishte i kufizuar dhe më tha që vidoen ta çoja në komisariat, tha Celibashi.
Ne kemi kaluar shumë sfida për daljen e videos dhe trajtimin e keq nga mediat. Unë jam paraqitur në institucione të cilët më kanë thënë se mund të kisha besim, por gabova sepse nuk duhej t akisha dhënë asnjëherë videon. Prokuroria e Tiranës ka sekustruar tekefonin dhe kemi pasur presione të jashtëzakonshme.
Kjo ishte njëngjarje krejtësisht e papritur. Blerta ka qenë pjesë e keqtrajtimit.
Personi i parë që unë kam njoftuar për lidhjen time me Blertën ka qenë Elia, sapo kisha përqafuar Blertën.
Ndarja ime ka kaluar në disa faza, në fazën e dytë kemi qëndruar të distancuar brenda një shtëpie, por gjithçka false edhe ndonjë kartolinë e bukur.
Faza e fundit ka qenë ajo ligjore, ne nuk kishim konflikte në asnjë sferë, as në ndarjen e pronave, kishim firmosur të gjitha dokumenttet dhe gjithçka do ta mbanim sekrete për shkak të Geraldinës. Nuk ishte qëllimi të dëmtoja imazhin
Videon e keni parë të plotë. Unë shkova për t’u takuar më vajzën dhe situata doli jashtë kontrollit, dhe i thashë administratorit të largonte vajzën menjëherë.
Janë krijuar narrativa të nxituara në këtë mes dhe viktima e vetme është Geraldina.
E vetmja pyetje që i kam bërë vetes ka qenë: Si është Geraldina.
Unë nuk e kam dhunuar asnjëherë bashkëshorten time, nuk ka asnjë prpvë në gjykatë për këtë. Unë kam maturinë si të shmang goditjen dhe shyqyr jam larguar. Nuk është e lehtë të largohesh nga shtëpia e familjes edhe pse kam bërë një marrëvehsje për hir të vajzës. Unë jam larguar për të shmangur përshkallëzimin.
Tani jemi në fazën e mbrojtjes ligjore, kemi të njëjtin prokuror që kemi pasur që me rikthimin e pronave, por jam i zhgënjyer nga trajtimi.
Prokurori u kishte dhënë direktivat avokatëve që të mos më mbronin mua, por të mbronin Elian si nëna e Geraldinës.
Nuk ka pasur interes të shtetit për të marrë kamerat e pallatit mbretëror.
Filmova sepse kisha frikë se mos ishte diçka e planisfikuar, filmova më këshillat e këshilltarëve për të treguar relaitenin e ngjarjes. Ndihem i tradhtuar nga të gjithë personat që bënë atë publikim, personat që iu besova videon.
Nëse nuk do të kisha filmuar do të kisha humbur lirinë, nuk kisha miq, të gjithë ishin agresivë”, tha Princ Leka.