Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha gjatë konferencës me Marco Rubion se edhe ai ndihet “i kërcënuar nga dhuna politike” kur iu kërkua të komentonte vrasjen e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk. Sipas tij, Izraeli po vuan nga dhuna e jashtëzakonshme nga kundërshtarët politikë, tha Netanyahu.

Duke i quajtur kundërshtarët e tij një “kërcënim për demokracinë”, kryeministri izraelit deklaroi se edhe ai ishte nën kërcënim. Rubio, nga ana e tij, tha se vrasja e Kirkut ishte si “një vdekje në familje”, duke vënë në dukje se ai ishte një mik personal i shumë anëtarëve të administratës Trump.