Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, teksa u betuan tre deputetët e opozitës Albana Vokshi, Fatmir Mediu dhe Oerd Bylykbashi.
Ndërkohë ende nuk është betuar Jozefina Topalli, e cila nuk është prezente në seancë.
Në seancën e parë të orës 10:00 në rend dite janë miratimi i procesverbalit të seancave plenare të datës 12.9.2025, projektvendimi “Për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të Kuvendit” dhe “Për zgjedhjen e sekretariateve të Byrosë të Kuvendit”