Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.4 ballë goditi ditën e sotme Turqinë Perëndimore, duke shkaktuar lëkundje të forta në Stamboll dhe qytetet përreth, përfshirë Izmirin dhe Bursën.

Sipas agjencisë së fatkeqësive, tërmeti ndodhi në orën 12:59 me orën lokale (09:59 GMT), me epiqendër në rrethin Simav të provincës Kütahya. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, bëri të ditur se menjëherë pas tërmetit, ekipet e AFAD dhe institucionet përkatëse kanë nisur hetimet dhe verifikimet në terren.

“Një tërmet me magnitudë 5.4 ka goditur Simav, Kutahya. Tërmeti është ndjerë edhe në provincat fqinje. Të gjitha ekipet nga AFAD dhe institucionet përkatëse kanë filluar studimet në terren. U shpreh ngushëllimet e mia qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti”, tha ai.