I ftuar këtë të diel në Inside Albania me gazetaren Alice Taylor nw Euronews Albania, ishte këngëtari i njohur Rigels Rajku, ose ndryshe i quajtur me emrin e artit Noizy.
Ai ka rrëfyer fillimisht kujtimet përpara se familja e tij të largohej nga Shqipëria në vitin 1997, ku ai ishte vetëm 10 vjeç.
Këngëtari rrëfen momentet dramatike të atyre kohëve dhe kujton që bisedat për armët bëheshin kudo.
Mes të tjerave ai rrëfen disa histori të rënda që ka dëgjuar në ato vite, arsye të cilat e bënë familjen e tij të emigronte jashtë shtetit.
“Po, në fakt po. Nuk di nga ta nis, por do të thoja… si krisma armësh çdo, nuk po e ekzagjeroj, çdo 10 sekonda, çdo minutë. I dëgjoje kudo. Në një moment u bë pjesë e jetës. Por gjëja më shqetësuese dhe më e rëndë ishte se gjeje armë gjithandej, fjalë për fjalë kudo, në çdo shkurre, në çdo cep. Nëse s’ishte armë, ishte plumb. Nëse s’ishte plumb, ishte gëzhojë. Nëse s’ishte ajo, ishte pjesë e granatave dhe lloje të ndryshme armësh. Vetëm imagjino depot që hapeshin dhe, si fëmijë, thjesht bëhej diçka normale. Po, të mpinte. Pikërisht. Dhe pastaj dëgjoje histori si, “Ah, një fëmijë vdiq sepse hapi një granatë” ose “qëlloi me armë pa e ditur çfarë bënte” dhe histori të tilla si, një fëmijë hyri në shtëpi dhe vrau familjen aksidentalisht sepse, sigurisht, gjeti një armë nëpër shkurre, e mori në shtëpi dhe filloi të luante me të, e lloj-lloj histori të tjera. Dhe po, kjo është ajo që mbaj mend nga ajo kohë.”-shprehet Noizy për Euronews Albania.