Elia Zaharia ka reaguar lidhur me përdorimin e mbiemrit “Zogu” në rrjetet sociale, edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga divorcimi i saj me Princin Leka. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ajo theksoi se problemi është krejtësisht teknik dhe ka tentuar për një kohë të gjatë ta zgjidhë, pa sukses.

“E mbaj akoma mbiemrin Zogu sepse nuk hiqet. Kam mbi dy vite që përpiqem, në më shumë se tri kompani shumë të njohura IT, ta ndryshoj dhe nuk funksionon.

Nuk e di çfarë e bllokon. Është diçka teknike që edhe ekipet e ‘Instagram’ dhe ‘Facebook’ nuk po i japin drejtim. Nuk ka të bëjë fare me dëshirën apo vullnetin tim”, u shpreh Zaharia.

Ajo shtoi se në çdo punë ka përdorur gjithmonë mbiemrin Zaharia, dhe se derisa problemi të zgjidhet, përdorimi i “Zogu” mund të shihet si një referencë për vajzën e saj, Geraldinën. Zaharia theksoi se ky çështje nuk ka lidhje me marrëdhëniet personale apo dëshirat e saj, por është thjesht një pengesë teknike e rrjeteve sociale.

Kjo sqarim vjen pas interesit të medias dhe publikut për arsyet pse mbiemri “Zogu” vazhdon të shfaqet në profilet e saj, duke hequr çdo spekulim mbi lidhjen me divorcimin e saj.