Eldion Kelmendi, vëllai i këngëtarit dhe fituesit të “Big Brother” Gjesti, ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të hëne në një aksident rrugor në Pejë. Ai ka qenë duke udhëtuar me një motor katërgomësh me shokun e tij, kur janë përplasur me një makinë.
Elidoni ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa shoku i tij ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.
Mediat në Kosovë kanë publikuar momentin e rëndë kur Gjesti ka mbërritur në vendin ku u aksidentua për vdekje vëllai i tij, totalisht i shkatërruar, ndërsa miqtë i qëndrojnë pranë në këto orë të vështira për të gjithë.
“Oh vëllau jem…”, dëgjohet të thotë këngëtari, duke qëndruar disa metra më tej vendit të përplasjes.