Presidenti Bajram Begaj është takuar në selinë e OKB në Nju Jork me Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç.
Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shkruan se për Kroacinë dhe Shqipërinë, si dy vende anëtare të NATO-së, partneriteti strategjik me BE, është me rëndësi për stabilitetin në Ballkan.
“Në selinë e OKB-së me mikun tim, dhe një mik të dashur të popullit shqiptar, @Ured_PRH, Zoran Milanović, një mbështetës i fortë i anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Për të dy vendet tona, partneriteti strategjik i NATO-s me BE-në është veçanërisht i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në BP”, thotë Presidenti Begaj.