Policia ka ndërmarrë një operacion të gjerë antidjallëzim në lidhje me skemat mashtruese të firmave piramidale online, ku viktima janë bërë dhjetëra qytetarë, kryesisht nga zonat e Divjakës dhe Lushnjes.
Operacioni u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në qarqet Fier, Lushnje dhe Divjakë, duke çuar në arrestimin e 6 personave të dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet kriminal. Gjithashtu, disa persona të tjerë janë shoqëruar nga policia dhe po merren në pyetje si pjesë e hetimeve që janë ende në vijim.
Pritet që më shumë detaje mbi këtë aksion do të bëhen publike në një konferencë për shtyp që do të mbahet sot, në orën 11:00, nga Policia dhe Prokuroria e Fierit.
Operacioni vjen pas një sërë ankesash nga qytetarët, të cilët kanë rënë pre e mashtrimeve përmes platformave online që funksiononin si skema piramidale, duke premtuar fitime të shpejta në këmbim të investimeve financiare.