Është zhvilluar ditën e sotme prezantimi i Operatorit të Ujit
Kreu i qeverisë u shpreh se hyrja në Bashkimin Europian kërkon reformë.
Për këtë gjë duhet përgjegjshmëri, tha Rama, ndërsa shtoi se ‘kemi njerëz të aftë’.
“Në fund dua të them që hyrja në BE kërkon që ne të arrijmë në 2030 një krahasueshmëri të arsyeshme në furnizimin me ujë të popullsisë sa i përket standardeve të BE. Kërkon reformë, është plotësisht e mundshme, por kërkon përgjegjshmëri.
Siç tregoi rasti i Vlorës, kemi burime njerëzore cilësore, njerëz të aftë këtu në qendër që natyrisht së bashku me ata në pika të ndryshme të territorit, do të jenë në gjendje të krijojnë bërthamën e operatorit kombëtar të krijimit të ujit, më pas të shpërndarjes dhe furnizimit“, u shpreh Rama.