Opozita nuk propozoi asnjë emër për ngritjen e komisionit të përkohshëm që do të administrojë votat për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, tha se filozofia e mazhorancës socialiste është vjedhje, krim e korrupsion.
Mazhoranca ka propozuar Niko Peleshin për kryeparlamentar të ri.
“Për grupin parlamentar të Partisë Demokratike dhe për opozitën kjo shumicë nuk ka legjitimitet për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Aq më tepër emri i përzgjedhur është sikur të ulësh në karrigen numër 2, Klodian Zoton. Me këtë propozim që ju po bëni po na tregoni që filozofia juaj e vetme është vjedhje, krim, korrupsion. Prandaj ne nuk marrim pjesë fare në këtë proces”, tha Bardhi.