Analisti Fitim Zekthi, në një intervistë televizive e clësoi opozitën “një mobilje të vjetër e cila ka 10-15 vite që nuk reflekton në të gjitha aspektet.
“Opozita ka emra sa të duash. Po çështja është e krizës së plotë që ka kapluar opozitën, prej 10-15 vitesh. Opozita ka 10-15 vite, që nuk bën asnjë lloj refleksioni. Përkundrazi këmbëngul në termat e veta, në njerëzit e vet, në gjuhën, në ekipin e vetë.
Dhe ka krijuar një lloj ngurtësimi dhe vjetërimi të pashpjegueshëm. Ka politikanë që janë vjetëruar jo si moshë por kohë qëndrimi në politikë. Në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë, me të njëjtën gjuhë dhe konsumimin e vazhdueshëm. Dhe thotë një politolog që bëhet si ato mobiljet e vjetra në shtëpi. Që sado të jenë të mira ato, bëhen të vjetra.
PD është një mobilje e vjetër. Ka nevojë për rinovim themelor dhe thelbësor, dhe ajo nuk e bën këtë gjë. Nuk them vetëm në njerëz, por edhe në mënyrën se si flitet dhe komunikon. Problematikë e tij është që nuk pranon realitetin, thonë se jemi më të fortë se kurrë. Është thënë ka 10 vjet revoltë. Opozita duhet a përfaqësojë ndryshimin. Njerëzit duhet të mendojnë se ajo përbëhet nga ide të reja, nga forca e re dhe nga energjia e re.
Opozita duhet të bëjë një ofertë dhe duhet të përmbajë: njerëz, ide, stil, komunikim. Dhe këto duhet të jenë totalisht tjetër, jo të ndryshojnë për makijazh. Nuk e ha më njeri makijazhin.” tha Zekthi.