Analisti Fatos Lubonja komentoi situatën në Partinë Demokratike.

Ai u shpreh në emisionin “Kjo Javë” në News24 se opozita ka qenë gjithmonë e dobët dhe e përçarë, jo vetëm për shkak të Edi Ramës, por edhe për shkak të problemeve të brendshme.

Sipas Lubonjës, “në PD vendos për gjithçka Berisha” dhe kjo është një arsye që partia duhet të reflektojë mbi vete.

Ai theksoi se demokratët nuk mund të mbështeten vetëm te ndihma e jashtme, si ajo nga SHBA, ndërsa mungon qartësia brenda vetë strukturave. Lubonja nënvizoi se PD ka nevojë për një rishikim të thellë të qasjes së saj politike.

“Ne kemi pasur gjithmonë politikë të dobët. Kemi pasur opozitë që nuk di çfarë do. Opozita ka qenë e përçarë, kjo i ka ardhur nga aktiviteti i Edi Ramës, por dhe nga brenda vetë partisë.

Sali Berisha bashkoi pjesën më të madhe të njerëzve në Partinë Demokratike. Berisha ka një besueshmëri që nuk është e blerë nga Edi Rama.

Në PD vendos për gjithçka Berisha, duhet ta rishikojë veten në shumë aspekte, sepse tani kanë shpresë që do i shikojë Donald Trump. Por, Amerika ka të tjera probleme e nuk ka problemet e Shqipërisë. Ka nevojë për qartësi nga elementët e PD, që nuk e shikoj”, tha Lubonja.