Deputetët e opozitës kanë refuzuar që të votojnë me fletë normale votimi emrin e kryetarit të ri të Kuvendit, që nga PS është propozuar Niko Peleshi.

Këtë e bëri të ditur edhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili u shpreh kundër emrit të Peleshit.

Ndërkohë në momentin e votimit, deputetët demokrat në kutinë e votimi secili kur i është lexuar emrin kanë hedhur pankartën të ndryshme ironizuese kundër qeverisë.

Sali Berisha mbante në dorë pankartën me mbishkrimin “Shqipëria 2030, McGonigal Karteli Ruso-Kinez”.