Teksa Partia Demokratike vijoi me tensione edhe në seancën e parë të këtij sesioni parlamentar, kryeministri Edi Rama ka reaguar në “X”.
Ai ka shkruar se në lidhje me situatën e krijuar ka reaguar Diella, ministrja më e re e qeverisë së re të krijuar nga Inteligjenca Artificiale.
“Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra! Si i bëhet e pyeta? Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon“, shkruan Rama në “X”.