Politologu Roland Bejko thotë se Sali Berisha e ka kthyer PD në pronën e tij.
Në një intervistë për “Ora e Fundit”. Bejko u shpreh se nuk ka vend brenda partisë, për asnjë që ngrihet kundër Berishës.
Ndërsa analisti pranë ABC News, Artur Nura deklaroi se Berisha nuk njeh zgjedhjet e 11 majit, për të mos dhënë dorëheqjen nga kreu i PD.
Roland Bejko: Berisha nuk është i sinqertë me demokratët, me veten e tij. Non grata iu formulua në administratën e parë të Trump. Trump për Berishën, ka qenë alibia për të shtyrë ditët e tij në krye të PD. Mund të jetë një nga mundësitë. Kjo ka qenë vizitë e paralajmëruar. Të jesh i bindur që nuk i kërkohet, nuk do duhet vota e Berishës, deputetët do thonë çfarë thotë Berisha. Nëse duhen 93 vota, Berisha do ta negociojë për të marrë diçka. Ka shumë ngarkesa, do mundohet të marrë maksimumin. Në kushte normale, pa një lloj presioni, Berisha do mundohet të marrë maksimumin, deputetët do votojnë si të thotë Berisha. Prandaj Berisha donte listën e mbyllur, pasi ka besnikët e tij. Asnjëri nuk ka rrëshkitur, që të shkojë aty pa lejen e Berishës. Nuk i del dot Berishës përballë.