Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka konstatuar praninë mbi normë të mbetjeve të pesticideve në dy produkte të importuara nga Greqia: pjeshkë dhe rrush të kuq francez.

Të dy produktet janë klasifikuar me risk për shëndetin e njeriut dhe janë raportuar menjëherë në sistemin evropian të sigurisë ushqimore RASFF.

Gjatë kontrolleve zyrtare, pjeshkat e importuara nga Greqia rezultuan me mbetje të pesticidit Phosmet në nivele të tejkaluara nga normat e lejuara. Operatori i biznesit ushqimor është urdhëruar të njoftojë të gjitha subjektet ku është shpërndarë produkti dhe të organizojë kthimin e tij në rast se është ende në gjendje.

Në një tjetër rast, rrushi i kuq francez i importuar po ashtu nga Greqia, u analizua dhe rezultoi me pesticidin Propamocarb mbi normat e lejuara.

Ky produkt u gjet nga inspektorët në një supermarket “Spar” në Lezhë, me një sasi prej afërsisht 800 kg.

AKU ka ndërhyrë duke bllokuar sasinë e mbetur në treg dhe duke nisur procedurat për asgjësimin e tij. Edhe për këtë rast, është bërë njoftimi përkatës në sistemin RASFF.