Një plagosje është regjistruar këtë të martë në Vlorë, ku një 37-vjeçar ka mbërritur në spital me plagë të dyshuar nga armë zjarri në pjesën e këmbës. Policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Skënder Mehmetaj, banues në Selenicë.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa i plagosuri po trajtohet nga personeli mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të dinamikës së incidentit si dhe dokumentimin ligjor të tij.