Forcat belge të sigurisë kanë arrestuar një të dyshuar mbrëmjen e djeshme jashtë ambasadës izraelite në Bruksel, sipas një postimi në X nga Ministria e Jashtme izraelite.

I dyshuari kishte një koktej molotovi më vete, ndërsa nuk u ndanë detaje të mëtejme për qëllimet e tij. Në postimin e ministrisë thuhej se i gjithë stafi i ambasadës së Izraelit është i sigurt.

Në korrik, policia në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagen, tha se po shqyrtonte një paketë të dyshimtë që iu dërgua Ambasadës Izraelite.

Në shkurt, një i dyshuar u arrestua gjithashtu në Berlin, i cili mendohej se po planifikonte një sulm “të motivuar politikisht” ndaj ambasadës izraelite atje.

Prokurorët gjermanë njoftuan akuza për terrorizëm kundër të dyshuarit në gusht, duke shtuar se ai kishte ndërmend të bashkohej me të ashtuquajturin grupin Shtet Islamik (ISIS) në Pakistan. Nuk dihet nëse i dyshuari në Belgjikë po planifikonte një sulm të ngjashëm.