Policia ka bastisur disa banesa të fisit Lici pas atentatit të ndodhur në Shkodër, ku humbën jetën dy persona dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.
Sipas burimeve, janë ushtruar kontrolle në disa banesa të këtij fisi, por deri më tani nuk është shoqëruar asnjë person dhe nuk ka ndonjë të dhënë që i lidh anëtarët e fisit Lici me atentatin, i cili dyshohet se kishte në shënjestër Erogen Brajoviçin, një anëtar i fisit Bajri.