Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videomesazh të yllit botëror të koreografisë, Angjelin Preljocaj, i cili njofton festivalin e parë ndërkombëtar të vallëzimit në Tiranë, duke i ftuar të gjithë qytetarët ta ndjekin.
Festivali do të zhvillohet nga data 9 deri më 25 tetor dhe këtë vit, krahas disa prej shfaqjeve më emocionuese të europës në Teatrin e Operës, Teatrin Kombëtar, atë të Metropolit, Teatrin e Kukullave dhe skena të tjera, festivali do të hapet edhe për gjithë qytetin, me një shfaqje të re për publikun, falas.
Në video mesazh Preljocaj thotë se së bashku me kompaninë e tij, do të sjellë shfaqje falas në vende të veçanta dhe të papritura në të gjithë Tiranën.