Një 22-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurën pasi lëvizte i armatosur.
Në pranga ra shtetasi me iniciale R.Rr., pasi uniformat blu i gjetën në çantë një pistoletë dhe municion luftarak. Sapo ka parë shërbimet e Policisë, 22-vjeçari ka tentuar të largohet, por si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, është mundësuar kapja dhe vënia e tij në pranga.
Njoftimi:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Village”.
Lëvizte i armatosur me pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit dhe municion luftarak.
Në vijim të operacioneve policore, me objektiv identifikimin e shtetasve që lëvizin të armatosur dhe janë rrezik për qytetarët dhe sigurinë publike, Komisariati i Policisë Nr. 1 finalizoi si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, operacionin “Village”.
Gjatë operacionit, u kap në fshatin Krrabë, ku ishte banues, shtetasi R. Rr., 22 vjeç.
Gjatë kontrollit në çantë, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilët e mbante pa leje. Sapo ka parë shërbimet e Policisë, 22-vjeçari ka tentuar të largohet, por si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, është mundësuar kapja dhe vënia e tij në pranga.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.