Gjuhadoli, një gjatësi e mbushur me turizëm të huaj dhe vendas, shndërrohej në një lokal më shumë se 1 km ( lidhur me puacën) plot muzikë dhe gëzim, në tipiken gazmore të qytetit Shkodër hareje. Nuk kishin se çfarë të thoshin, kur Parruca dhe “Piaca” ishin përditë e përnatë një mrekulli klubesh, muzike dhe koncertesh plot me të ftuar nga Shqipëria dhe Kosova!
Në atë gjallëri, nuk dëgjohej as PD, as opozita, as “Lideri Maximus” si pronari i SHQUP-it. Heshtnin, sepse përballë tyre qëndronin investimet, krahas verës, turizmit dhe gëzimit, me Kalanë e Shkodrës – tashmë destinacionin më të vizituar në Shqipëri. Nuk flisnin as marrëzitë inatçore të zakonshme, pse kjo rrugë dhe pse jo kjo tjetra!!!
Por, duheshin dy atentate me tre të vdekur, dy të plagosur dhe një autor të kapur për t’u hapur goja. Për të dalë Lideri Maximus i PD-së dhe portalizmi i tij, duke shpallur Shkodrën si “vend ku krimi është qeveria” dhe se gjithçka lidhej me pushtetin aktual. U desh një tragjedi që të kthehej vëmendja e “akademisë portaliste Viçidoliane”, ndërsa më parë kishin muaj të tërë që s’kishin si ta “shisnin” Shkodrën ndryshe, përveçse me turizëm e hare. Madje, duket sikur ishin mërzitur nga pamja e Shkodrës turistike.
Ky fenomen është simptomë e një hipokrizie politike dhe mediatike. “Fantazi” akuzatore e Akademisë së Viçidolit por që ka “studentë” sidomos në FB!! Shkodra, që për muaj me radhë ishte lënë në heshtje nga Akademia Portaliste PD, përjetonte një nga sezonet më të suksesshme turistike në historinë e saj të re. Pra në vend që kjo të përmendej si shembull zhvillimi urban, kulturor dhe ekonomik, ishte injoruar nga politika opozitare, thua se lumturia dhe suksesi janë “armiku” i retorikës së tyre. Në fakt edhe unë po egzagjerohem në konkluzion, sepse të mbarosh “akademinë e Viçidolit” urrejtja, mllefi, inati janë i vetmi kreativitet dhe pedagogji e mësuar.
Krimi – si kudo në Shqipëri – është disi i pranishëm dhe shpesh i dhunshëm. Në fakt sot ka më shumë krim në Bruksel ose kryeqytetin e Europës, ku është vendosur ushtria! Por ta kujtosh Shkodrën vetëm kur ka viktima, vetëm kur ka tragjedi, është një strategji e qëllimshme e atyre që jetojnë politikisht me krizë dhe jo me normalitet. Ata nuk dinë të lexojnë një qytet kur qesh, por vetëm kur qan. Biles kalojnë në “orgazëm politike” kur Shkodra vuan!!
Në këtë mënyrë, Shkodra mbetet peng i dy imazheve të skajshme: ose si “fortesa antikomuniste” që nuk ekziston më, ose si “qyteti i krimit” që përdoret si armë politike. Ky është përshkrimi saj nga “Portalizmi i Akademisë PD”! Asnjëherë si qyteti real, i gjallë, me njerëz që punojnë, që krijojnë, që sjellin turizëm e kulturë dhe që duan të jetojnë jashtë diktaturës së propagandës.
Nëse do të kishte integritet politik e mediatik, Shkodra do të përmendej për arritjet e saj, jo vetëm për plagët. Por për “akademinë portaliste Viçidoliane” e për “Liderin Maximus”, normaliteti nuk “shitet” as thuhet – shitet vetëm frika.
E sa të ketë jetë, nuk do të shesë asgjë ndryshe për Shkodrën – veç frikës.