“Përgjegjësi shumë e madhe”, e cilësoi Ogerta Manastirliu propozimin e kryesocialistit Edi Rama për të marrë drejtimin e Bashkisë Tiranë.

“Është përgjegjësi shumë e madhe. Sapo ka mbaruar mbledhja e Asamblesë, do të kemi kohë të flasim, është besim i madh, përgjegjësi shumë e madhe, do të kemi punë të mëdha përpara”, tha Manastirliu kur u pyet nga gazetarët pasi la ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku u mbajt sot Asambleja e Partisë Socialiste.

Kryeministri Edi Rama i hapi sot rrugën për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, duke propozuar Ogerta Manastirliun si kandidate për drejtimin e Bashkisë

Në një fjalim të gjatë në Asamblenë e PS, Rama theksoi nevojën për përmirësimin e sistemit të drejtësisë dhe kritikoi situatën aktuale në kryeqytet, duke përmendur sfidat e kryetares aktuale dhe nevojën për një vendim politik që të mundësojë një përfaqësim të përgjegjshëm të qytetit.

“Mendoj se Ogerta Manastirliu është njeriu i duhur për drejtimin e Bashkisë Tiranë”, tha Rama.