Qeveria prezantoi sot një paketë masash ligjore që ndalin jashtë lejes së ndërtimit dhe deformojnë projektet.

Në fjalën e tij, Kryeministri u bëri thirrje arkitektëve që të mos pranojnë deformimet e projekteve të tyre nga ndërtuesit, por t’i raportojnë.

Masat e reja përfshijnë edhe punën e arkitektëve, e si e tillë, Kryeministri Rama bëri një paralajmërim për ta që ta shqyrtojnë me vëmendje paketën e re ligjore, në të kundërt mosveprimet e tyre kur bëhen deformime të projekteve do të konsiderohen vepra penale.

“Ka disa arkitektë të rinj këtu, ja u them këtë arkitektëve, bëhuni burra se ju arkitektët burra jeni më pak trima se arkitektet dhe vendosini ‘kufirin te thana’ këtyre ndërtuesve, ti nuk lëviz nga projekti im, ky është projekti im dhe pikë. Sa ta mësojnë nuk do ta kërkojnë më.

Uroj shumë të na mbështesni e të na ndihmoni edhe që mos bini në ndonjë gropë se nuk ju nxjerrim dot më pastaj, se po të shihni këto që tha ministri se njeriu kur dëgjon neni kaq e neni aq fillon humbet vëmendjen, por merrini shikojini mirë se është plot me gropa për ju aty. Po ratë në ndonjë gropë nuk ju nxjerr dot më njeri pastaj, edhe thoni sa të doni jam arkitekt, do shkoni atje në radhë te supa”, u shpreh Rama.