Analisti Skënder Minxhozi, në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për mandatin e katërt të qeverisë Rama, duke u fokusuar gjatë intervistës së tij edhe tek sfida për integrimin dhe reformat e realizuara në vend.
Gjatë fjalës së tij, Minxhozi renditi disa nga faktorët që sipas tij e bëjnë mandatin e katërt të Ramës më të vështirë. Ai theksoi se menaxhimi i ujit dhe territorit janë faktorë shumë të rëndësishëm për një shtet.
“Një mik i joni i përbashkët, më pyeti,- a mendon se do jetë i vështirë mandati i Ramës? Përgjigja e parë, mandati do të ishte shumë i lehtë. Por ka disa faktorë që mandatin e 4 të Ramës e bëjnë shumë të vështirë. Duke qenë kryeministër nga 2013 ndodhet në pikat fundore të disa premtimeve që ose si ka mbajtur…Menaxhimi i ujit dhe territorit që janë faktorë me shumë rëndësi. Në anën tjetër janë disa reforma të mëdha që kanë mbetur gjysmake, si për arsimin mund të themi. Nuk i përshtatet mirë kohës, brezave të rinj që po vijnë. Janë hedhur shifra të hatashme në shëndetësinë shqiptare…Por nëse shqiptarit të sotëm i thua si është shëndetësia, do të flasë për keq. Ne kujtojmë se si bashkia dikur u përpoq t’i zbriste depozitat lart, por kjo ishte shumë pak. Tjetra, shumë mirë që u mbarua Qafë-Plloça më në fund…ndërsa për ndërtimet pa leje, mund ta themi që situata në Theth ishte jo e mirë. Ndërsa për sipërfaqen e djegur gjatë verës është shumë e madhe, dhe kjo është e rëndë, dhe tregoi një krizë menaxhimi. Ramës i ngelet një sfidë e madhe. Çdo alarm që nisi me bashkitë, ndërtimet pa leje, ujin dhe mbetjet, për mua është alarm i mirë. Por kur shteti vepron me frymë aksionesh, do të thotë që veprim me periudha kohore, dhe për këtë kam frikë. Nuk dua të shoh që Ramës t’i bjerë vullneti dhe shfaqen sërish këto situata”, tha ai.