Fero ka reaguar pas shkrimit të gjatë të ish-bashkëshortes, Arbenita Ismajlit, e cila për herë të parë ka rrëfyer në detaje ç’ka ndodhur mes tyre.
Arbenita tha se ajo paguante për gjithçka dhe ai s’është gjendur kurrë aty për të apo vajzën. Ajo shtoi se ish-partneri i saj ka abuzuar me të, e ka tradhtuar dhe kërcënuar. Familja e tij ka pasur të njëjtën qasje si ai ndaj saj, madje modelja pretendon se i kanë vjedhur para dhe i detyrohen.
Shkrimi i gjatë i Arbenitës nuk ka kaluar pa ironi nga reperi. Ai thotë se janë akuza të rreme dhe nuk ngurron ta fyejë duke e quajtur “analfabete”.
Sipas tij, ky reagim i modeles vjen pasi gjykata e Gjilanit nxorri një urdhër-arresti ndërkombëtar për të. Fero e quan “njollosje” shkrimin e Arbenitës dhe tanimë rrugët e tyre do të takohen sërish në gjykatë.
“3 vite më vonë… ti zgjohesh me akuza të rreme? Kush të mësoi të shkruash? Ti s’di as të gërmëzosh, komplet analfabete. Mbaj mend: fama që more ishte nga të ndenjurit krah meje. Vetëm kur doli urdhër-arresti, fillove të flisje pa kuptim. Gjykata do të merret me njollosjen tënde. Ti je në arrati, jo unë”, shkruan ai.