Analisti Roland Bejko, analizoi dy emrat e partiakë kryesorë, të cilat vijojnë të dominojnë skenën politike në Shqipëri.

Analisti pohoi se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka eliminuar me kohë demokracinë brenda partisë, ndërsa Rama ka bërë disa ndryshime.

“Ju do thoni që kemi të bëjmë me një sistem dypartiak, por në fakt unë mendoj se kemi të bëjmë me një sistem multipartiak, të dominuar. Ky është një proces që ka evoluar, pra nga sistemi multipartiak, kaluam në një sistem dypartiak dhe tani shkojmë të sistemi multipartiak i dominuar.

Mendoj se Ramës i duhej Berisha aty këtë radhë dhe unë mendoj se e ka ndihmuar Berishën duke i krijuar disa lehtësi, të padukshme, por të ndjera.

Të dy kanë karakteristika të përbashkëta, të dyja janë liderë karizamtikë, lideri karizmatik ka tendenca autoritare, sepse ka disa lloje liderësh. Ju duhet që krahas strukturave partiake, duan dhe struktura ekstrapartiake. Të dy kanë tendencë ta dominojnë opinionin publik nëpërmjet mediave.

Shqipëria është sistem partitokrat, partia ka dominuar mbi shtetin dhe ata e kanë dominuar partinë. Berisha e ka eliminuar me kohë demokracinë brenda partisë, Rama në mënyrën se si e ndërtoi partinë e tij, bëri dy apo tre difuzione”, theksoi ai në emisionin “Real Story”.