Një ndërhyrje e vështirë në spitalin rajonal të Shkodrës, e realizuar për herë të parë në Shqipëri, i ka shpëtuar jetën një 43-vjeçari.
Bëhet fjalë për stentimin e arterieve mesenterike superiore, një ndërhyrje komplekse që trajton isheminë kronike të mezenterit, një sëmundje me një shkallë të lartë vdekshmërie.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu thotë se ndërhyrja u realizua me metodë endovaskulare, falë bashkëpunimit të ngushtë mes kirurgëve vaskularë dhe hemodinamistëve.
Ministrja shprehu mirënjohjen e saj për ekipin e mjekëve që realizuan këtë ndërhyrje të suksesshme, duke përfshirë Dr. Besmir Grizhja, Dr. Enkelejd Lohja si dhe Dr. Gledis Zaimi e Dr. Kevin Bektasha.