Agjencia për Media dhe Informim bën me dije se në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin me 1 deri në 3 paga mujore të efektivëve të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve zjarrfikëse, në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit të tyre në operacionet e shuarjes së zjarreve gjatë verës 2025.
Gjithashtu, Këshilli i Ministrave miratoi ndryshime në përbërjen e disa institucioneve:
•U lirua nga detyra znj. Ilva Gjuzi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit;
•Z. Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
•Znj. Romina Kuko, zëvendësministër i Brendshme.
Home Lajme Aktualitet Shpërblim për zjarrfikësit që luftuan me zjarret! Vendimi i qeverisës: 1 deri...