Një shpërthim i fortë tronditi sot pasditen kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 në lagjen Vayekas, ku një kafene u përfshi nga shpërthimi.

Sipas njoftimeve të shërbimeve të emergjencës, shkak i shpërthimit ishte një rrjedhje gazi që solli shembjen e katit të sipërm të ndërtesës, duke shkatërruar plotësisht hapësirën e kafenesë. Megjithatë, autoritetet kanë garantuar se stabiliteti i ndërtesës nuk është në rrezik.

Hetimet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe pasojave të shpërthimit janë në vijim, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë të punojnë për menaxhimin e situatës.