Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, mori fjalën gjatë seancës së sotme plenare. Duke iu drejtuar opozitës, Çaushi tha se është e papranueshme që të vijojnë me ofendime në çdo seancë plenare dhe bëri thirrje që të gjejnë konsensus dhe të kthehen në normalitet.
Një koment e pati edhe për deputetin Gazment Bardhi i cili së bashku me kolegun e tij demokrat Fidel Kreka u përjashtuan me 10 ditë nga Kuvendi për shkak të sjelljes së tyre jo të hijshme.
Zegjine Çaushi: Është e papranueshme të dëgjojmë të njëjtin fjalor. Këtu ne jemi pasqyra e qytetarëve dhe kjo sjellje nuk mund të pranohet në çdo seancë. Keni kaq shumë seanca që jeni marrë vetëm me ofendime, për program, për Diellën e për çdo gjë tjetër. Ju e keni pasur mundësinë që të dëgjonit programin, dhe ishit ju që e kthyet atë seancë të parë që ne deputetët e rinj mezi po e prisnim, arritët ta ktheni në kaos. Të kthehemi në normalitet. Gazi nuk është se atë sjellje ka Gazi. Dhe ju të tjerët si Gazi do përfundoni.