Apple ka prezantuar këtë të martë iPhone 17 Pro, të cilin e përshkruan si “iPhone-in më të avancuar ndonjëherë”. Dhe me harduerin e ri që e mbështet, kjo deklaratë nuk është aspak e tepruar.

Në qendër të revolucionit teknologjik qëndron sistemi i ri i menaxhimit termik me dhomë avulli, që garanton performancë të qëndrueshme në çdo situatë. Fuqia vjen nga çipi i ri A19 Pro, i cili ofron një përmirësim prej 40% në performancë krahasuar me 16 Pro.

Siç nuk e kishim imagjinuar! Lançohet iPhone 17 Pro,

Në aspektin e qëndrueshmërisë, iPhone 17 vijon traditën me Ceramic Shield 2, që e mbulon përpara dhe mbrapa, ndërsa korniza prej titaniumi i jep një ndjesi premium dhe rezistencë maksimale.

Por ajo që do tërheq vëmendjen e shumë përdoruesve janë përmirësimet e jashtëzakonshme në kamerë: për herë të parë, të tre kamerat e pasme vijnë me sensor 48MP!

Lentet telefoto janë përditësuar me sensor më të madh, ndërsa kamera qendrore e përparme kap foto dhe video selfie me rezolucion 18MP, duke sjellë imazhe dhe video me kualitetin më të mirë.

Modeli Pro do të jetë në ngjyrat e reja tërheqëse, portokalli kozmike dhe blu të thellë, megjithatë, disa nga komentet e para në rrjetet sociale kanë qenë kritike për dizajnin e kamerave dhe zgjedhjet e guximshme të ngjyrave.

Një veçori praktike që Apple thekson është modeli me vetëm eSIM, që premton jetëgjatësi më të mirë të baterisë, duke i dhënë përdoruesve më shumë liri dhe fleksibilitet.

Në një hap tjetër drejt thjeshtësisë, të gjitha modelet e iPhone 17 fillojnë me një kapacitet prej 256GB, një ndryshim i mirëpritur për ata që duan më shumë hapësirë pa pasur nevojë të zgjedhin versionin më të shtrenjtë.

Çmimet fillojnë nga 799 dollarë për iPhone 17 bazë, 999 dollarë për 17 Air, 1,099 dollarë për 17 Pro dhe 1,199 dollarë për Pro Max, i cili sjell edhe opsionin e ri të ruajtjes prej 2TB. Për ata që kërkojnë një opsion më ekonomik, iPhone 16e bie në 599 dollarë.

Të gjithë modelet do të jenë në dispozicion për porosi paraprake këtë të premte, ndërsa në dyqane do të mbërrijnë më 19 shtator.