Një skenar i ri ligjor është hedhur në tryezë nga avokatët, të cilët komentuan situatën e fundit në lidhje me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Në emisionin Top Story, gjatë një reagimi të lidhur me çështjen e Grida Dumës, ekspertët ligjorë kanë theksuar se Veliaj ka të drejtën të paraqitet përpara Këshillit Bashkiak për t’u dëgjuar, përpara se të merret çdo vendim për shkarkimin e tij.

Sipas avokatëve, kjo është një rrugë ligjore që parashikohet nga kuadri juridik që rregullon funksionimin e pushtetit vendor. Ata theksojnë se dëgjimi nga Këshilli është një hap procedural i domosdoshëm që garanton të drejtën e mbrojtjes dhe transparencën institucionale në raste të tilla.

“Në çdo rast kur diskutohet shkarkimi i një kryetari bashkie, ekziston një e drejtë ligjore që ai të dëgjohet nga Këshilli Bashkiak. Kjo nuk është thjesht një mundësi, por një e drejtë që garanton një proces të rregullt,” – u shpreh një nga avokatët gjatë debatit.-Top Channel