Ditën e sotme të 2 shtatorit, regjisori Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit, në Vuno të Himarës, vendlindjen e tij.
Homazhet do të mbahen në Hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit nga ora 10:00-13:00, ku familjarë, miq dhe kolegë do t’i japinlamtumirën e fundit mjeshtrit të artit.
Dhimitër Anagnosti, një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare, u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare.
Në karrierën e tij 40-vjeçare, Anagnosti shkroi 15 skenarë, ndërsa realizoi 14 filma artistikë, 10 dokumentarë dhe disa çmime kombëtare e ndërkombëtare.