Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është i sigurt në fitoren e PS, nëse do të mbahen zgjedhjet e reja për kreun e ri të Bashkisë së Tiranës.

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, sipas tij Tirana mund të shkojë në zgjedhje brenda dy muajve.

‘Është një çështje që edhe vet Rama ka thënë që ka qenë pjesë e debateve. Në Shqipëri janë arrestuar afro 30 kryetra bashkisë në këto 35 vite dhe në asnjë rast nuk është proceduar si në rastin e Veliajt. Ne jemi përballë një fakti në të cilin mendoj se qeveria nuk do të pres vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në Shqipëri opinioni i juristëve nuk konsiderohet nga politika dhe Shqipëria s’ka një Gjykatë Kushtuese që të ketë forcën që ti rezistojë forcës politike. Unë them se Tirana do të shkoj në zgjidhje brenda dy muajve. A do e çonte PS në zgjedhje Tiranën më këto pengesa ligjore nëse s’do të ishte e sigurt në fitore?’, tha ai.