Gjiri i Vlorës po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të veçantë jo vetëm për turistët, por edhe për jetën e egër detare.

Ditët e fundit, ekspertët dhe banorët lokalë kanë raportuar praninë e disa specieve të rralla në ujërat e këtij gjiri, përfshirë edhe një ngjarje të jashtëzakonshme, shfaqjen e një balene.

Pamjet dhe dëshmitë e para vijnë nga afër zonës së Karaburunit, ku është vërejtur një balenë duke lëvizur në mënyrë të qetë në ujërat shqiptare, një fenomen shumë i rrallë për bregdetin tonë.