Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë vizitës zyrtare në New York, është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit.
Teksa ka ndarë fotot nga takimi, Spiropali shkruan se ‘aleanca strategjike mes vendeve tona do të thellohet edhe më tej në dimensionin politik, ekonomik dhe atë të sigurisë’.
“New York – Me shumë kënaqësi iu bashkova darkës transatlantike, me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit Marco Rubio, ndërkohë që aleanca strategjike mes vendeve tona do të thellohet edhe më tej në dimensionin politik, ekonomik dhe atë të sigurisë”-shkruan Spiropali.